Lajmet

Google paraqet veglën e re të quajtur Google Waves

May 30 2009
0 Shpërndarje
Google paraqet veglën e re të quajtur Google Waves

Google ka paraqitur një vegël të re të centralizuar bashkëpunuese të quajtur Google Wave e cila bashkon në një vend e-mailat, mesazhet e çastit dhe komunikimin e stilit wiki, në një shërbim që do të jetë me kod të hapur dhe do të punoj në protokollet e saja.
E zhvilluar nga zyra e Google në Sydney, nga ekipi i njejtë i vëllëzërve që krijuan Google Maps, Jens dhe Lars Rasmussen, projekti që origjinalisht ishte etiketuar si “Walkabout”, ka parë periudhat e zhvillimit për dy vite me radhë.
Kjo vegël konsiston nga tri shtresa, e para prej të cilave është produkti Google Wave që do ti lejojë përdoruesit të shikojnë dhe të editojnë “valë”; emërtim të cilin Google do ta përdor për dokumentet e saja brenda kësaj vegle. Veçoritë e këtij produkti përfshijnë një editor të tekstit të pasur (rich text editor) me korrektues të gabimeve kontekstual, aftësinë për të tërhequr fotografi nga një desktop i një përdoruesi në valën e radhës përbrenda shfletuesit dhe mundësinë për ti ngarkuar fotot në vend se ta përdorin skedarin si dialog. Wave është ndërtuar duke përdorur HTML5 dhe Google Web Toolkit.
Vetë platfrorma ka ndërfaqe të aplikacioneve programuese për zvhillues të vendosur përbrenda valëve në brendësi të ueb shërbimeve tjera, sikurse që janë blog, dhe API-të për të krijuar shtesa për këtë vegël.
Google Wave përdor protokollin e saj, Google Wave Federation Protocol, për ndarje dhe për ruajtje të valëve, kontrollon qështjet e konkurrencës së tanishme përmes editimit live,ka aftësinë për të edituar një valë në bashkëpunim si dhe mundësinë për të shikuar modifikime karakter-për-karakter. 
Google ka theksuar se planifikon ta bëjë kodin për projektin e kodit të hapur dhe është duke ftuar zhvillues të ndërtojnë përmes kësaj vegle para se të bëjë lansimin publik, datë që ende nuk dihet në momentin që është shkruar ky artikull.
Një veçori tërheqëse është mundësia për të shikuar dhe për të përcjellë rrjedhjen e një vale përmes funksionit “playback”, që tregon një shikim hap pas hap të asaj se kush çka ka edituar dhe si, në një eksperiencë të butë e të ngjashme me shfaqjet e sllajdeve.

 

 

Lajmet e fundit>