Lajmet

Google pasuron rezultatet e kërkimit në smartfonë duke ju ndihmuar në përzgjedhjen e produkteve

Nov 24 2014
0 Shpërndarje
Google pasuron rezultatet e kërkimit në smartfonë duke ju ndihmuar në përzgjedhjen e produkteve

google-logo-780x351Google gjatë ditës së hënë përditësoi makinën e vet të kërkimit në smartfonë dhe tabletë për të shfaqur hollësi të reja të produkteve. Kompania thotë që dëshiron t’i ndihmojë blerësit që të marrin vendime rreth blerjeve edhe duke ecur me kartat e veta të reja që mund të zgjerohen të produkteve në Google.com.

Përveç që ka bërë shtimin e informacioneve shtesë rreth produkteve, tani mund ta shihni një listë të dyqaneve nga të cilat mund t’i blini ato, e po ashtu edhe vëzhgimet e produkteve nga konsumatorët. Ju tani mund edhe të bëni shikimin në 360 shkallë të produkteve të përzgjedhura për t’i parë ato më mirë. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Google tani është duke ofruar edhe reklama për inventarë lokalë për tabletë, duke ua mundësuar reklamuesve që t’i reklamojnë produktet e tyre lokale përgjatë më tepër pajisjeve.

Këto veçori të reja mobile janë pjesë e ombrellës GoogleShopping, që është një shërbim nga Google i synuar që t’iu ndihmojë konsumatorëve në gjetjen e produkteve në uebfaqet e dyqaneve online dhe në krahasimin e çmimeve mes shitësve të ndryshëm.

Ardhja e këtij përditësimi nuk duhet të jetë befasi. “E Premtja e Zezë” është duke u bërë një ditë e blerjeve me popullaritet të lartë dhe mungesa e nevojës për të shkuar në dyqan për t’i parë gjërat duket të jetë një ndihmesë e madhe. Google është me gjasë duke provuar që t’i testojë këto veçori të reja mobile këtë javë teksa më tepër shitës me pakicë përpiqen ta kthejnë të Premten e Zezë në një javë të plotë dhe po ashtu duan të sigurohen që janë gati një muaj përpara Krishtlindjeve, kur edhe atëherë pritet të marrin shumë konsumatorë. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>