Lajmet

Google Patents shton dokumente nga disa shtete

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Google Patents shton dokumente nga disa shtete

google patentGoogle gjatë ditës së martë lajmëroi që ka zgjeruar shtrirjen e Google Patents, që është makina e vet për kërkim për patenta dhe aplikacione për patenta.

Ndërmarrja ka shtuar dokumente nga katër agjenci të reja të patentave: Kina, Gjermania, Kanadaja dhe Organizata për Pronën Intelektuale Botërore (WIPO).

Për dallim nga shumica e lajmërimeve të veta të bëra gjatë të martës, kjo lëvizje është pjesë e një përpjekjeje mjeshtërore e ndërmarrë nga Google për qëllimin rreth organizimit të informacionit të botës.

Ndërmarrja thotë që shumë nga këto dokumente që janë shtuar së fundi “mund të ofrojnë artin paraprak për aplikacionet për patenta në të ardhmen” dhe shpreson që zbulueshmëria e tyre e rritur “do të përmirësojë cilësinë e patentave në SHBA dhe mbarë botën.”

Të gjitha patentat janë në dispozicion në gjuhët e tyre përkatëse dhe në anglisht, falë integrimit me Google Translate.

Për më tepër, kjo nënkupton që mund të kërkoni përgjatë bazës së zgjeruar me patenta të Google duke përdorur terma në ndonjërën nga gjuhët e ofruara. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>