Lajmet

Google+ pati ndërprerje të premten në mëngjes

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Google+ pati ndërprerje të premten në mëngjes

Google+ pësoi një ndërprerje faqeje të premten në mëngjes, duke bërë që përdoruesit e rrjetit social të ankohen si në Google+ dhe në Twitter se faqja ishte jashtë shërbimi ose shumë e ngadaltë.

Sipas Google, faqja rifilloi aktivetin vonë pas mëngjesit.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet”, shkroi një zëdhënëse e Google në një email për Computerworld. “Ne kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderojmë për durimin tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ju sigurojmë se besueshmëria e sistemit është një prioritet i lartë në Google, dhe ne jemi duke bërë përmirësime të vazhdueshme për ti bërë sistemet tona më te mira. “

Google nuk tha se sa e përhapur ishte ndërprerja apo çfarë e shkaktoi problemin.

Përdoruesit raportuan se kanë marrë një kod 503, referuar problemeve të brendshme të faqes ose iu duhej të prisnin gjatë për hapjen e saj. Ata gjithashtu raportuan se problemi ka zgjatur për afate të ndryshme kohore – diku nga pesë deri në 20 minuta.

Dhjetorin e kaluar, Vic Gundotra, zëvendës president i lartë për Google+, tha në një blog post se Google+ është “rrjeti me rritje më të shpejtë se kurrë”, duke shtuar se numri i përdoruesve active të Google+ është rritur 35% në tre muaj.

Rrjeti social, i cili ka rreth një vit e gjysëm aktivitet, kishte 135 milionë përdorues aktivë ne dhjetor. (PCWorld Albanian)

Google plus

Lajmet e fundit>