Analiza

Google përballë një krize të madhe, humbet 24 miliard dollar brenda javës

Mar 26 2017
0 Shpërndarje
Klientë Britanikë të profilit të lartë si Tesco, Mark dhe Spencer, The Guardian e madje edhe qeveria e këtij vendi tërhoqen fushatat reklamues nga Google. Google përballë një krize të madhe, humbet 24 miliard dollar brenda javës Photo Source: Bloomberg

Ditën e Hëne filiali Europian i Google u detyrua të kërkonte falje reklamuesve në Britani sepse reklamat e tyre u shfaqën në disa video të cilat promovonin terrorizmin në youtube.

Klientë Britanikë të profilit të lartë si Tesco, Mark dhe Spencer, The Guardian e madje edhe qeveria e këtij vendi tërhoqen fushatat reklamues nga Google.

Megjithatë kërkimi i faljes bëri shumë pak për të qetësuar ujërat. Ditën e Mërkure kriza preku Shtetet e Bashkuara ku Verizon dhe AT&T ishin dy gjigand të tjerë që u tërhoqën nga Google.

I gjithë ky episod jo vetëm që u përjetua rëndë nga kompania edhe nga të ardhurat e saj. Siç e shikoni edhe nga grafiku i paraqitur, vlera e tregut e kompanisë ra më 24 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>