Lajmet

Google përditëson Allo, integron Android Auto

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Allo supozohej të ishte një aplikacion i cili do të unifikonte komunikimin në Android por mesa duket jo. Google përditëson Allo, integron Android Auto

Me përmirësimet e fundit si integrimi i asistentit virtual të Google dhe emoji-t e reja të animuara, Google ka shtuar një risi të fundit: mbështetjen për Android Auto.

Është për tu habitur pse Google priti kaq shumë për integrimin e Android Auto. Tashmë përdoruesit e Allo mund të dërgjojnë dhe përgjigjen mesazheve ndërsa drejtojnë makinën e tyre.

Kur një mesazh i ri mbërrin, drejtuesit mund ta shohin në ekran, ta dëgjojnë e të kthejnë përgjigje të formatuara paraprakisht.

Përditësimi ka filluar të dërgohet në Play Store. Nëse akoma nuk ka mbërritur tek ju, atëherë ju ftojmë ta shkarkoni nga APKMirror. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>