Lajmet

Google përditëson aplikacioni e kërkimit në Android dhe iOS

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Klikimi i njërës prej tyre ju dërgon menjëherë në një prej faqeve përkatëse me informacionin përkatës. Google përditëson aplikacioni e kërkimit në Android dhe iOS

Aplikacioni i Google gjithnjë ka qenë një metodë fantastike për të marrë informacion në mënyrë të shpejtë. Tashmë Google po e bën akoma edhe më të lehtë kërkimin.

Së bashku me ndërfaqen e përbërë nga karta dhe fusha e kërkimit, përditësimi i fundit sjell disa shkurtesa aplikacionesh duke e bërë shumë më të lehtë kërkimin e informacionit të duhur sa më shpejt të jetë e mundur.

Në momentin e parë që hapni aplikacioni do të vini re se shumë gjëra kanë ndryshuar. Ngjitur me fushën e kërkimit është një set i ri ikonash të motit, zbavitjes, sporteve, restoranteve dhe të disa shprehjeve më të përdorura.

Klikimi i njërës prej tyre ju dërgon menjëherë në një prej faqeve përkatëse me informacionin përkatës.

Klikoni shigjetën me kokë poshtë në fund të këtij paneli dhe do të merrni një sërë ikonash të tjera që përfaqësojnë informacione të dobishme. Informacioni i tyre mund të personalizohet me atë çfarë ju kërkoni.

Përditësimi i fundit është i disponueshëm në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>