Lajmet

Google përditëson aplikacionin mobile të Blogger

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Google përditëson aplikacionin mobile të Blogger

Google ka lançuar versionin e përditësuar të aplikacionit mobile Blogger për Android dhe iOS, duke sjellë kështu versionin e ri me numër 2.0 në të dyja platformat.

Karakteristika e re më interesante në aplikacionin e iOS është suporti për iPad.

Përtej kësaj, ka edhe disa përmirësime të tjera që përfshijnë një përvojë më të mirë përdoruesi, suport për ekran të gjerë, suport për gjuhë shtesë, shpërndarje postimesh në Google+ si dhe rregullimin e problemeve të zakonshme.

Përdoruesit e Android do të kenë gjithashtu një përvojë përdoruesi të përmirësuar si dhe suportin për gjuhë shtesë.

Opsione të tjera përfshijnë mundësinë për të parë orën e një postimi të skeduluar si dhe kyçje automatike kur shihni blogjet në ueb.

Aplikacionin për Andoid mund ta merrni nga Google Play, ndërsa ai për iOS është i disponueshëm në App Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>