Lajmet

Google përditëson aplikacionin News & Weather, mbi 200 tituj kryesor për tu exploruar

Mar 22 2017
0 Shpërndarje
Ky përditësim sjell një seksion të ri "More Headlines," duke u dhënë përdoruesve më shumë tituj lajmesh për të eksploruar dhe konkretisht 200 të tillë. Google përditëson aplikacionin News & Weather, mbi 200 tituj kryesor për tu exploruar Photo Source: Google

Ditën e Marte Google njoftoi një përditësim të rëndësishëm në aplikacionin Google News dhe Weather për Android dhe iOS.

Ky përditësim sjell një seksion të ri “More Headlines,” duke u dhënë përdoruesve më shumë tituj lajmesh për të eksploruar dhe konkretisht 200 të tillë.

Hapësira e re do të jetë e disponueshëm në fund të seksionit kryesor të aplikacioni. Për më tepër saherë që lexoni një artikull dhe ktheheni në ndërfaqen kryesore, do të vëreni sugjerime artikujsh të ngjashëm.

Përditësimi vjen pak muaj pasi Google rifreskoi aplikacionin Play Newsstand dhe publikoi një version të tij në ueb. Aplikacioni ka mëse 100 milion përdorues aktivë në muaj. Gjithashtu edhe Google News & Weather ka mbi 100 milion.

Aplikacioni konkurron me Apple News, Flipboard, News Republic dhe SmartNews. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>