Lajmet

Google përditëson Chrome në versionin 61

Sep 6 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu është përditësuar motori V8 i Javascript në versionin 6.1. zhvilluesit mund të presin rritje të performancës dhe reduktimit të madhësisë së binarëve. Google përditëson Chrome në versionin 61 Photo Source: Chrome

Google lançoi Chrome 61 për Android, Windows, Mac dhe Linux. Përveç veçorive të reja për zhvilluesit, ky version sjell modulet JavaScript dhe mbështetjen për WebUSB.

Përdoruesit mund të përditësojnë shfletuesin manualisht nga google.com/chrome ose të prisni gjersa shfletuesi të përditësohet vetë.

Me 1 miliard përdorues, Chrome më shumë sesa një shfletues është një platformë që zhvilluesit e uebit duhet ta kenë në konsideratë. Në vërtetë ndërsa shfletuesi përditësohet vazhdimisht, zhvilluesit duhet të sigurohen se janë duke përfituar nga të gjitha avantazhet që ofron.

Me versionin 61 Chrome mbështet modulet JavaScript të cilat përdoren kryesisht nga mjetet e palë të treta. Kjo mbështetje do të shmangë dyfishimet në disa faqe dhe sigurojë ekzekutimin e skripteve sipas rregullit të duhur.

Gjithashtu është përditësuar motori V8 i Javascript në versionin 6.1. Zhvilluesit mund të presin rritje të performancës dhe reduktimit të madhësisë së binarëve.

Me WebUSB aplikacionet në ueb mund të aksesojnë pajisjet USB duke rritur funksionalitetin e aksesorëve harduerikë si tastierat, mausët, printerët dhe telekomandat e lojërave por duke ruajtur sigurinë.

Chrome 61 gjithashtu arnon 22 probleme sigurie të raportuara nga hulumtues të jashtëm. Me këtë version Google ka shpnezuar 23,500 dollar shpërblime për hulumtuesit.

Sa i përket sigurisë ky ndërtim lë pas edhe certifikatat e sigurisë WoSign dhe StartCom. Google publikoi një version të ri të shfletuesit çdo 6 javë. Versioni tjetër debuton në mesin e Tetorit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>