Lajmet

Google përditëson Gmail-in për telefonët tradicionalë

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Google përditëson Gmail-in për telefonët tradicionalë

google fotoGoogle sapo ka lançuar versionin e përditësuar të aplikacionit Gmail për telefonët tradicionalë duke përmirësuar eksperiencën e atyre përdoruesve që nuk kanë mundësi ose dëshirë të blejnë një smartfon.

Gmail ka qenë i disponueshëm për telefonët tradicionalë që prej vitit 2011 dhe aksesohet thjesht duke shkruar në shfletuesin e celularit mail.google.com.

Ky opsion ka ndihmuar shumë edhe disponueshmërinë e shërbimit të e-mailit për miliona njerëz në vendet në zhvillim.

Google ka përmirësuar shpejtësinë dhe dobishmërinë e këtij aplikacioni. Me versionin e ri do të jetë më e lehtë për përdoruesit të kthejnë direkt përgjigje mesazheve që iu kanë dërguar si dhe mund të kalojnë më shpejt tek bisedat e tjera. Kompania ka reduktuar numrin e butonave që duhen shtypur për të hapur dhe për të lexuar një e-mail. (PCWorld Albanain)

Screen-Shot-gmail

Tags >

Google
Lajmet e fundit>