Lajmet

Google përditëson Maps dhe Earth me imazhe të cilësisë së lartë

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
Google përditëson Maps dhe Earth me imazhe të cilësisë së lartë

Google ka zgjeruar bazën e të dhënave të Maps dhe Earth, duke shtuar imazhe me cilësi të lartë që përfshijnë 164 qytete dhe 108 rajone në të gjithë botën.

Karakteristika e re e imazheve 45-gradë do të jetë e disponueshme tashmë për 60 qytete (40 në SHBA dhe 20 jashtë saj). Lista është tepër e gjatë, por nëse jeni të interesuar mund të shikoni publikimin zyrtar me të gjitha destinacionet e reja.

Fotot janë të mahnitshme , ndër ato që bien më tepër në sy janë Space Needle’s orange paint job me rastin e 50-vjetorit të saj, një pamje e urave austriake si dhe një pamje me kënd nga Kështjella Thun në Zvicër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>