Lajmet

Google përditëson pamjen e Chrome për iOS 7

Sep 19 2013
0 Shpërndarje
Google përditëson pamjen e Chrome për iOS 7

Google Chrome IOS 7Google përditësoi versionin për iOS të Chrome gjatë të mërkurës, që është përshtatur me lëshimin e iOS 7 për të gjithë.

Chrome për iOS 30 nuk ndryshon shumë nga lëshimi i javës së kaluar i Chrome për iOS 29, që përfshinte përveç të tjerash edhe njohjen e shqiptimit në kërkimin me zë dhe rezultate të ruajtura të kërkimit. Përditësimi më i fundit shton qasjen prej një klikimi tek aplikacionet e tjera të Google në pajisjen tuaj me iOS, nëse jeni kyçur në Google në Chrome.

Ai po ashtu iu mundëson që të hapni lidhjet tuaja vetvetiu nga aplikacionet e tjera të Google, një veçori kjo që kishte arritur në versionin e Gmail për iOS më herët këtë vit.

Për dashamirësit e Google që e përdorin iOS-in, kjo do t’iu mundësojë që të rrini në ekosistemin e aplikacioneve të Google kur aplikacionet e tjera të palës së tretë, si shfletuesit, nuk janë në gjendje që të rregullohen si hapës të nënkuptuar të lidhjeve.

Kjo është një fitore e madhe për “Motorin e Kërkimit” dhe pritet që në të ardhmen të shihet që kjo veçori të vijë tek aplikacionet e tjera të Google për të përfunduar qarkun e reciprocitetit.

Përveç ndryshimit në ikonë për t’iu përshtatur standardeve të dizajnit të iOS 7, shumica e ndryshimeve të tjera nuk vërehen edhe aq.

Aplikacioni duhet të reagojë më lehtë në formën e shfletimit në ekran të plotë në iPad dhe ku janë “përmbytje” të zakonshme të arnimeve për qëndrueshmëri dhe siguri. Shënimet për Chrome për iOS 30 mund të shihen këtu. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>