Lajmet

Google përditëson shërbimet Search dhe Google Play Music

Aug 8 2014
0 Shpërndarje
Google përditëson shërbimet Search dhe Google Play Music

fdfdfdfdKompania Google ka lëshuar përditësimet më të fundit për aplikacionet e saj Search dhe Play Music, duke sjellë disa karakteristika të reja në secilin prej tyre. Në aplikacionin Search, Google ka punuar në rritjen e saktësisë dhe thellësinë e kërkimit të informacionit në programet dhe dosjet e pajisjeve tuaja inteligjente.

Krahas kësaj, Google ka punuar që Search të ndryshojë ndërfaqen e saj në mënyrë që të jetë sa më e përshtatshme në çdo aktivitet tuajin. Në rast se ju do të jeni duke i dhënë makinës, aplikacioni Search do të ketë një ndërfaqe të re më të thjeshtë e më të lehtë për tu dalluar.

Google Play Music u përditësua në versionin 5.6.1616, që përfshin dy paraqitje të reja, një me format 4×1 dhe një tjetër me format 1×1. Në aplikacionin Google Play Music është shtuar seksioni “Manage downloads”. Në momentin që ju e hapni këtë shërbim të ri do të shikoni listën e të gjitha këngëve që keni shkarkuar dhe sa vend ju zënë ato në memorien e përgjithshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>