Lajmet

Google përditëson Slides me kursor që shfaqet në kohë reale si dhe shumë veçori të tjera

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Google përditëson Slides me kursor që shfaqet në kohë reale si dhe shumë veçori të tjera

googleeeeeGoogle Slides është përditësuar gjatë ditës së martë. Aplikacionit i është shtuar një karakteristikë mjaft e dobishme siç është ajo e shfaqjes së kursorit në kohë reale, duke e bërë atë të ngjashëm me një program të mirëfilltë në desktop.

Po ashtu, janë shtuar edhe themes dhe layouts të ndryshme të shoqëruara këto edhe me një sërë përditësimesh për aplikacionin.

Nëse jeni duke punuar në grup për një prezantim në Slides, e dini që emrat e personave shfaqen ngjitur me kursorin kur ata shkruajnë. Përmirësime të tjera të bëra në Slides përfshijnë:

slidescursors– Ripërdorimi i themes të personalizuara në prezantimet e reja. Ka shumë raste kur dëshironi të ripërdorni një theme për të cilën keni shpenzuar shumë orë për ta krijuar. Tashmë mundeni. Mjafton të klikoni “From another presentation…”

– Shtimi i objekteve nëpër themes dhe layouts. Gjatë kohës që po modifikoni një slide, mund të klikoni me të djathtën çdo objekt si dhe ta shtoni atë në një theme apo në një layout të caktuar, në mënyrë që ta përdorni nëse ju duhet në të ardhmen. Kështu, e keni brenda slide-it të template-it.

– Përditësimi i stileve të tekstit në vende të caktuara (placeholder). Supozojmë se jeni duke edituar një body placeholder (hapësirat e krijuara posaçërisht për tekst për të plotësuar strukturën e dokumentit) dhe dëshironi të ndryshoni llojin e shkrimit, ngjyrën, madhësinë etj. Tashmë, këtë formatim mund ta aplikoni shumë lehtë edhe nëpër slide që përdorin të njëjtin layout duke klikuar me të djathtën në placeholder dhe duke selektuar “Update in theme.”

Përditësimet e reja lançohen rreth një muaj pas atyre të fundit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>