Lajmet

Google përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar përmbajtjet të abuzimit seksual me fëmijët

Sep 4 2018
0 Shpërndarje
Shumica e zgjidhjeve të teknologjisë në këtë fushë punojnë duke kontrolluar imazhe dhe video sipas një katalogu të materialeve abuzive të identifikuara më parë. Google përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar përmbajtjet të abuzimit seksual me fëmijët

Ndalimi i përhapjes së materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve (CSAM) është një prioritet për kompanitë e mëdha të internetit. Por është gjithashtu një punë e vështirë për ata në vijën e frontit – moderatorët njerëzorë të cilët duhet të identifikojnë dhe të largojnë përmbajtjen abuzive.

Kjo është arsyeja pse Google sot është duke lëshuar një softuer IA falas i dizenjuar për të ndihmuar këta individë. Shumica e zgjidhjeve të teknologjisë në këtë fushë punojnë duke kontrolluar imazhe dhe video sipas një katalogu të materialeve abuzive të identifikuara më parë.

Mjeti i ri IA i Google, duke përdorur ekspertizën e kompanisë në vizionin e makinës, ndihmon moderatorët duke renditur figurat dhe videot me flamur dhe duke I dhënë prioritet përmbajtjes më të mundshme CSAM për rishikim.

Fred Langford, zëvendësdrejtor i Fondacionit Internet Watch (IWF), tha se softueri do të ndihmonte ekipet si të vendosnin burimet tona të kufizuara në mënyrë shumë më efektive.  IWF është një nga organizatat më të mëdha të dedikuara për ndalimin e përhapjes së CSAM në internet.

Langford thotë se për shkak të natyrës së “pretendimeve fantastike të bëra për IA”, IWF do të testojë mjetin e ri  AI të Google në tërësi për të parë se si funksionon dhe përshtatet me rrjedhën e punës së moderatorëve.

Ai shtoi se mjetet si ky ishin një hap drejt sistemeve plotësisht të automatizuara që mund të identifikojnë materialin e paidentifikuar pa pasur fare ndërveprim njerëzor. Ai shtoi se mjeteve të tilla duhet t’i besohen vetëm rasteve “të qarta” për të shmangur lëshimin e materialeve abuzive përmes rrjetit. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>