Lajmet

Google përfshin vendet e lira të punës në rezultatet e kërkimit

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Mund filtroni punët sipas industrisë, vendodhjes, kohës kur janë publikuar dhe punëdhënësit. Google përfshin vendet e lira të punës në rezultatet e kërkimit Photo Source: Google

Kërkimi i një vendi të lirë pune është edhe më i lehtë nga dita e sotme. Google prezantoi një funksionalitet për kërkimin e vendeve të punës në rezultatet e kërkimit.

Punëkërkuesit mund të kërkojnë vende të lira në Linkedin, Monster, WayUp, Direct Employers, CareerBuilder, Facebook e shumë platforma e shërbime të tjera.

Qëllimi është që punëkërkuesit të kenë një mënyrë më të lehtë për të gjetur vende pune pa qenë nevoja të vizitojnë sajte të ndryshme.

Funksionaliteti i disponueshëm në desktop dhe mobile që nga ky moment përdoret duke shkruar “jobs near me,” apo “writing jobs” dhe rezultatet e kërkimit do të tregojnë vendet e lira të punës.

Më pas mund të përdorni filtrat për të përcaktuar llojet e punëve që po kërkoni si me kohë të plotë apo të pjesshme. Nëse klikoni një vend pune, faqja e re do të përmbajë ndër të tjera edhe vlerësimin me atë kompani që ofron vendin e punës.

Mund filtroni punët sipas industrisë, vendodhjes, kohës kur janë publikuar dhe punëdhënësit. Madje mund të njoftoheni edhe për punët e reja të cila tu përshtaten përzgjedhjes suaj të filtrave.

Pasi të keni gjetur një vend të përshtatshëm, Google ju drejton për në sajtin e vendit të punës dhe procesit të aplikimit. Për vendet e punës publikuar në disa sajte, Google ju drejton në atë sajt ku ka përshkrim më të detajuar të tij.

Sa i përket procesit të aplikimit, Google nuk përfshihet në këtë pikë dhe u ngelet vetëm juve të procedoni më tej. Me risinë e re, gjigandi i motorit të kërkimit bën të qartë se për momentin nuk synon të konkurrojë me sajte të ngjashme si Monster dhe CareerBuilder.

Një gjë është e qartë, Google nuk do të lejojë publikimin e vendeve të lira të punës në motorin e kërkimit. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>