Analiza

Google përgatit një guidë me rekomandime për inxhinierët softuerik

Nov 19 2014
0 Shpërndarje
Google përgatit një guidë me rekomandime për inxhinierët softuerik

kyutdbnj8xwmkwif63cnInxhinieria softuerike është njëra nga karrierat që më së tepërmi kërkohet, por mësimi i shkencave kompjuterike shpaguhet edhe nëse nuk merreni në mënyrë profesioniste me të. Google ka një guidë rreth kurseve dhe përvojave të cilat inxhinierët e ardhshëm softuerikë duhet t’i konsiderojnë.

Në guidë thuhet: “Posedimi i një baze të qëndrueshme në Shkenca Kompjuterike është me rëndësi për të qenë një inxhinier i suksesshëm softuerik. Kjo guidë është një rrugë e sugjeruar për studentët e universiteteve për të zhvilluar shkathtësitë e tyre teknike në mënyrë akademike dhe jo akademike përgjatë mësimit sipas ritmit të caktuar nga vetja. Ju mund ta përdorni këtë guidë për të përcaktuar kurset që doni të ndiqni por ju lutem sigurohuni që jeni duke i ndjekur kurset e kërkuara për gradën ose fakultetin tuaj për të diplomuar. Burimet online që janë ofruar në këtë guidë nuk janë synuar të zëvendësojnë kurset që janë në dispozicion në universitetin tuaj. Sidoqoftë, ato mund të ndihmojnë në plotësimin e mësimit tuaj ose ofrimit të një hyrjeje në temë”.

Ndonëse është synuar për studentët e universiteteve, çdokush mund të ndjekë këto rekomandime, që përfshijnë shkathtësi si C++, Java, Python dhe mësimi i kriptografisë (së bashku me resurset online për t’i fituar ato shkathtësi). Nuk është një plan program i thellë për bachelor-ët e shkencave kompjuterike, por përfshin gjërat bazike dhe sugjerime jo-akademike ku tregohet që kontributet për projektet e tjera janë të dobishme për ndërtimin e programuesve të të gjitha llojeve. Guidën e plotë mund ta lexoni këtu. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>