Lajmet

Google përmirëson ndjeshëm aplikacionin e kamerës

Aug 13 2017
0 Shpërndarje
Android është më i mirë se iOS në disa aspekte, por në një aspekt ende nuk ja ka arritur ta mund telefonin e Apple, fotografia. Google përmirëson ndjeshëm aplikacionin e kamerës

Aplikacioni i kameras së Google, quajtur Google Camera, erdhi gjatë javës me disa opsione të reja.

Google shtoi dritën selfie, prekjen e dyfishtë për të zmadhuar dhe kalimin e shpejtë nga fotoja tek videoja. Android është sistemi operativ më popullor në botë i cili fuqizon 9 nga 10 telefonë.

Është më i mirë se iOS në disa aspekte, por në një aspekt ende nuk ja ka arritur ta mund telefonin e Apple, fotografia.

Google Camera ndriçon çdo objekt përpara kamerës selfie

E para dhe më e rëndësishmja është drita (flash) selfie. Shumica e telefonëve Android nuk kanë një dritë flash fizike për kamerën frontale.

Kështu Google ka improvizuar një mënyrë e cila luan rolin e një drite flash duke mbushur ekranin me një ngjyrë të shndritshme ndërsa realizoni një selfie.

E dyta është funksioni i zmadhimit me një prekje të dyfishtë. Më përpara Google ofron një panel për zmadhim dhe zvogëlim ndërsa tani me një prekje të dyfishtë kamera zmadhon 50%.

Së fundi Google ka bërë më të lehtë kalimin mes fotos dhe videos. Më përpara duhej të tërhiqnit me gishtin tuaj mbi ekran për të kaluar në modalitetet respektive.

Tashmë do të gjeni një buton ngjitur i cili kryen funksionin lehtë, thjeshtë dhe efektivisht. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>