Lajmet

Google përshpejton planin për enkriptim të të dhënave

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Google përshpejton planin për enkriptim të të dhënave

Google ka shkuar më tej me planin për të enkriptuar të dhënat të dërguara mes qendrave të veta të të dhënave, pas skandali t të spiunimit nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë në SHBA.

Washington Post raporton që plani i Google ishte sajuar vitin e kaluar, por u vendos në vijën e “frontit” për të ndihmuar në ruajtjen e reputacionit të ndërmarrjes në jehonën që kanë shkaktuar dokumentet e lëshuara nga ish -punëtori i teknologjisë në NSA, Edward Snowden.

“Është një garë armatimi,” tha për Post, zëvendës president për inxhinierinë e sigurisë në Google, Eric Grosse. “Ne i shohim këto agjenci qeveritare si lojtarët më të stërvitur në këtë lojë.”

Raporti ndjek një tjetër plan të Google për të enkriptuar serverët e vet. Dallimi mes informacionit të enkriptuar në serverë dhe që barten dhe informacionit të paenkriptuar, është i ngjashëm me dallimin mes bllokimit të derës suaj të përparme datën në krahasim me lënien e saj hapur.

Nuk do të ndalojë një hajdut agresiv që të futet brenda, por do të pengojë shumë dhe do ta bëjë më të vështirë për të gjithë përveç hajdutëve më të mirë. Një raport i lëshuar gjatë të enjtes tha që qeveria është duke u përpjekur që të gjejë çelësat e nevojshëm për të thyer enkriptimin.

Qeveria ka “një set të pabesueshëm të zhbllokimi”, tha hulumtuesi i sigurisë dhe privatësisë, Ashkan Soltani, në një bisedë në lidhje me qasjen e qeverisë në dokumentet e enkriptuar, por nuk u përqendrua në nismën e Google. Por sipas tij qeveria nuk ka qasje tek i tërë enkriptimi. Nuk është një derë e pasme për tërë komunikimin.

Plani i Google nuk do të ndryshojë kërkesat e veta ligjore për t’u përputhur m Letrat për Siguri Kombëtare dhe mekanizmat e tjerë ligjorë që i kërkojnë ndërmarrjes që të japë të dhënat për kërkesat e bëra nga qeveria, por siç duket ka përshpejtuar planin e vet kështu që së shpejti edhe mund të përfundojë, disa muaj përpara orarit.

Për momentin, e-maili që dërgohet nga njëra llogari e Gmail tek një tjetër është e enkriptuar gjatë bartjes duke përdorur Sigurinë e Shtresës së Transportit (Transport Layer Security – TLS). Kjo nismë e Google po ashtu do të enkriptojë forma të tjera të të dhënave të dërguara mes qendrave të Google si përmbajtja në Google Drive. (PCWorld Albanian)

keys2

Lajmet e fundit>