Lajmet

Google Photos 3.0 vë në funksion teknologjinë e njohjes së fytyrës

Jun 29 2017
0 Shpërndarje
Me Shared Libraries, ju mund të përzgjidhni një kontakt në Google Photos dhe të ndani automatikisht me të një librari, përfshirë edhe fotot e reja që realizoni. Google Photos 3.0 vë në funksion teknologjinë e njohjes së fytyrës

Nëse mbani mend Google prezantoi gjatë Konferencës së Zhvilluesve I/O disa veçori të reja për aplikacionin Google Photos.

Shumica e tyre ishin të përqendruara tek shpërndarja e fotove me veçori si “Shared Libraries” dhe “Suggested Sharing.” Google tha se këto dy veçori të reja janë të disponueshme duke filluar me versionin 3.0 të Google Photos.

Me Shared Libraries, ju mund të përzgjidhni një kontakt në Google Photos dhe të ndani automatikisht me të një librari, përfshirë edhe fotot e reja që realizoni.

Ajo mund të jetë një librari e tërë, por edhe foto me persona specifikë në to. Kjo mundësohet falë teknologjisë të njohjes së fytyrës implementuar nga Google. Mund të aplikoni kufizime edhe sipas datës së realizimit.

Veçoria tjetër, Suggested Sharing e cila është pjesë e seksionit Sharing, pasi grumbullon fotot nga një ngjarje e caktuar e cila mund të jetë një dasëm apo një festë datëlindje, ju sugjeron t’ua dërgoni personave të cilët kanë qenë pjesë e ngjarjes.

Edhe njëherë tjetër diçka e tillë është e mundur vetëm falë teknologjisë së njohjes së fytyrës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>