Harduer

Google Pixel 2 nuk do të ketë një procesor të ri nga Qualcomm

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Po sipas XDA Developers dhe Android Police, Snapdragon 836 thjesht nuk do të ekzistojë dhe telefoni i Google do të fuqizohet nga Snapdragon 835. Google Pixel 2 nuk do të ketë një procesor të ri nga Qualcomm Photo Source: Android Police

Një raport i ri hodhi poshtë pretendimet e disa insajderave të industrisë mobile se Pixel 2, gjenerata e dytë e telefonëve të Google, do të ketë një procesor të ri më të shpejtë sesa ai që gjendet në Galaxy S8 dhe OnePlus 5.

Çipi i ri, i cili thuhet se është Snapdragon 836, duhej të ishte një version i përmirësuar i Snapdragon 835, ashtu siç kompania veproi vitin e kaluar me Snapdragon 820 dhe 821.

Po sipas XDA Developers dhe Android Police, Snapdragon 836 thjesht nuk do të ekzistojë dhe telefoni i Google do të fuqizohet nga Snapdragon 835.

Edhe vetë Qualcomm nuk ka konfirmoi ekzistencën e këtij procesori. Lajmi më i fundit rreth telefonit të Google thotë se Pixel 2 prezantohet më 5 Tetor dhe vjen në dy madhësi të ndryshme dhe me Android Oreo.

Kur të debutojë, telefoni përballet me konkurrencën më të egër që nga lindja e tij. Përpara Pixel 2 qëndrojnë Galaxy S8, LG V30, OnePlus 5, Galaxy Note 8 dhe iPhone 8 i cili do të prezantohet më 12 Shtator.

Për tu përballur me to, Google dhe Pixel 2 kanë nevojë për një mrekulli përpara datës 5 Tetor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>