Harduer

Google Pixel 2 XL probleme me regjistrimin e audios

Oct 30 2017
0 Shpërndarje
Ky ka qenë një vit i vështirë për Google dhe flagshipët e rinj të cilët duhej të përballeshin me një konkurrent akoma edhe më të fortë, iPhone X. Google Pixel 2 XL probleme me regjistrimin e audios

Google Pixel 2 XL, telefon i cili është përfshirë nga problemet, ka një tjetër pengesë për të kaluar: cilësinë e dobët të regjistrimit të audios.

Raportuar nga CNET dhe përdorues të ndryshëm në forumet e Google, audioja e regjistruar nga një Pixel 2 XL është jashtëzakonisht e dobët.

Një përdorues i quajtur Tom Shelton ngarkoi një video të Pixel 2 XL e cila tregon problemet me audion.

Disa përdorues raportuan shqetësime të ngjashme ndërsa njëri thoshte se edhe videoja 4K humbiste cilësinë gjatë lëvizjes së kamerës.

“Duket sikur jam duke regjistruar nën ujë,” shprehej një përdorues. Google tha për CNET se ishte në dijeni të problemeve me audion dhe se një riparim do të dërgohet në javët në vijim.

Ky ka qenë një vit i vështirë për Google dhe flagshipët e rinj të cilët duhej të përballeshin me një konkurrent akoma edhe më të fortë, iPhone X.

Problemet me ekranin OLED prodhuar nga LG për modelin Pixel 2 XL nuk shfaqeshin tek modeli Pixel 2 i cili kishte ekran OLED të Samsung.

Tingujt klikues ndiheshin gjatë kryerjes së telefonatave e nëse jeni të shqetësuar, Google tha se do të ofrojë një garanci 2 vjeçare për telefonët Pixel 2. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>