Harduer

Google Pixel i ri kundër trendeve të ekraneve pa skaje dhe kamerave duale

Aug 5 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë Google beson se nuk ka ardhur ende koha për këtë trend të ri. Megjithatë gjykimet tona fillojnë dhe mbarojnë tek ky imazh i cili mund të mos jetë përfundimtari i këtij telefoni Google Pixel i ri kundër trendeve të ekraneve pa skaje dhe kamerave duale

Dita kur Google do të prezantojë Pixel dhe Pixel XL po afron dhe kemi parë një imazh paraprak të Pixel XL i cili bart emrin e koduar Taimen ndërsa tashmë kemi një imazh edhe të vetë Pixel i cili ka emrin e koduar Walleye.

Ishte Evan Blass i njohur ndryshe edhe si @evleaks i cili publikoi këtë imazh sot:

Ajo që bie menjëherë në sy janë skajet e ekranit të cilat janë jashtë trendit të këtij viti që e filloi Samsung dhe pritet ta pasojë Apple.

Galaxy S8-ta dhe LG G6 ishin telefonët e parë që përqafuan këtë trend i cili do të pasohet edhe nga Galaxy Note 8 dhe Apple iPhone 8.

Megjithatë Google beson se nuk ka ardhur ende koha për këtë trend të ri. Megjithatë gjykimet tona fillojnë dhe mbarojnë tek ky imazh i cili mund të mos jetë përfundimtari i këtij telefoni.

Blass gjithashtu thotë se telefoni i Google nuk do të ketë një kamër të dyfishtë. Edhe këto të fundit gjetën mbështetje këtë vit si një trend në rritje i telefonëve premium.

Por linjat aktuale Pixel dhe Pixel XL ngelen ndër telefonët më të mirë në treg duke shkëlqyer kryesisht në fotografi.

Së fundit Blass konfirmoi një raport të 9to5Google se telefonët e rinj Pixel nuk do të kenë kufjet tradicionale 3.5 mm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>