Analiza

Google planifikon të krijojë llogari përdoruesi posaçërisht për fëmijët

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Google planifikon të krijojë llogari përdoruesi posaçërisht për fëmijët

140c1695a835748c931e2f8ff405edaa9b8c1f21Google po “miqësohet” akoma më shumë me fëmijët. Gjigandi i teknologjisë po planifikon të krijojë një lloj llogarie të veçantë për përdoruesit e vegjël, nën moshën 13 vjeç. Këto llogari do të përfshijnë shërbimet Gmail dhe YouTube.

Kjo lëvizje do ti lejojë fëmijët të hynë në këto faqe pa qenë nevoja të përdorin llogaritë e të tjerëve apo të gënjejnë për moshën e tyre, gjë që shumica e tyre e kanë bërë.

Kjo nismë po e fut Google në tregun e edukimit të fëmijëve. Por nuk është aq e thjeshtë, kompania Google po has disa pengesa pasi ajo duhet të bie dakord me zyrën e Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve Online, e cila kërkon që materialet që fëmijët do të shohin të jenë më parë të kontrolluara nga prindërit.

Ndaj në këtë iniciativë Google pa dyshim duhet të përfshijë dhe prindërit. Dhe kjo ka gjasa të ndodhë, sipas një raporti nga Amir Efrati nga The Information. Por kundërshtimet që vinë në sajë të privatësisë e kanë sulmuar akoma pa filluar këtë iniciativë dhe kanë thënë se nëse Google bën qoftë dhe një gjë gabim atëherë kjo iniciative do të jetë një kërcënim për privatësinë e miliona fëmijëve dhe do ti ndalojë prindërit të marrin vendime të rëndësishme mbi informacionin që fëmijët e tyre do jenë të lejuar të shohin.

Ky program është ende i pakonfirmuar zyrtarisht dhe një zëdhënës i kompanisë u shpreh se nuk komenton mbi thashethemet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>