Harduer

Google planifikon të lançojë laptopin me prekje deri në fund të 2012-s

Nov 27 2012
0 Shpërndarje
Google planifikon të lançojë laptopin me prekje deri në fund të 2012-s

Microsoft-i nuk është kompania e vetme që sheh të ardhme për laptopët me prekje. Edhe Google po planifikon një Chromebook me prekje, të cilën mendon ta shesë nën emrin e markës së vet para përfundimit të këtij viti.

Google ka porositur 20 milionë njësi nga kjo pajisje nga prodhuesi tajlandez Compal. Kështu raporton China Times. Sipas saj thuhet ky laptop është një tentativë e re në linjën e laptopëve Chromebook, të cilët nuk kanë ecur edhe aq mirë në treg.

Ajo që dihet me siguri është aftësia e komandimit me prekje, ashtu si laptopët e tillë me Windows 8. Ende nuk dihet nëse Google do ta modifikojë sistemin operativ Chrome për të punuar më mirë me këto funksionalitete të reja, ashtu siç ka bërë Microsoft me Windows-in.

Ai mund të jetë gjithashtu edhe një kompjuter që funksionon si me Android ashtu edhe me Chrome, ose me një version të bashkuar të tyre (thuhet se Google po planifikon t’i bashkojë të dyja sistemet operative).

Sipas raportimeve, Google mund të lançojë Chromebook Touch në dhjetor

Diçka tjetër që ende nuk dihet është fakti nëse dizajni do të jetë hibrid apo jo, pra nëse laptopi do të funksionojë edhe si tablet edhe si laptop (të ngjashme janë Lenovo Yoga dhe Dell XPS 12).

Kjo do të varet nga çmimi tavan që do të përcaktojë kompania; duhet pasur parasysh se prioriteti për laptopët Chromebook ka qenë çmimi i ulët, deri 199 $).

Sipas raportimeve të lartpërmendura, Google mund të lançojë Chromebook Touch në dhjetor, edhe pse muaji i fundit i vitit konsiderohet si një periudhë jo fort e mirë për lançimin e produkteve të reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>