Lajmet

Google planifikon të ndalojë shiritin Meebo në përkrahje të Google+

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Google planifikon të ndalojë shiritin Meebo në përkrahje të Google+

Google gjatë muajit qershor të vitit të kaluar kishte blerë Meebo-n dhe gjatë korrikut të po atij viti kishte lajmëruar që do të bënte shuarjen e produktit Google Talk Chatback, që iu mundësonte uebfaqeve që të vendosnin një opsion për të komunikuar me vizitorët e tyre.

“Tani është i vjetruar, kështu që ne jemi duke e ndalur Chatback-in dhe duke i këshilluar uebfaqet që të përdorin shiritin Meebo,” ka deklaruar Google në një postim kur lajmëroi mosvazhdimin ose shkrirjen e mbi 30 produkteve të veta.

Kurse tani është radha edhe e Meebo-s. Ai do të ndalojë së funksionuari më 6 qershor, teksa ndërmarrja që punon në Meebo ka vendosur që të përqendrojë burimet e veta në nisma si e sapo-lajmëruara, Google+ Sign In, që përfshin postime interaktive dhe instalime të aplikacioneve “over-the-air” nga uebfaqet publikuese dhe shtojcat e Google+ si butoni rekomandues +1, tha skuadra e Meebo-s në uebfaqen e Meebo-s.

Shiriti Meebo ishte krijuar për të sjell “komunitet, kënaqësi dhe përfitime faqeve publikuese” dhe kjo do të vazhdojë që të jetë përqendrimi i skuadrës.

Publikuesit në uebfaqe janë informuar që pas 6 qershorit, shiriti Meebo do të ndalojë së hapuri edhe më tej në faqet e tyre. Kodi jo-aktiv i Meebo-s rekomandohet që të largohet nga faqja si një gjë që mban një kod të përgjithshëm. Krijimi i shiritave të rinj Meebo ka ndaluar.

Ballina për menaxhim (dashboard) të shiritit të Meebo-s tek faqet publikuese dhe analitika do të jetë në dispozicion deri më 30 qershor, ndonëse uebfaqet nuk do të jenë në gjendje që të ndryshojnë opsionet e shiritit me vegla pas 6 qershorit. (PCWorld Albanian)

Google plus

Lajmet e fundit>