Lajmet

Google planifikon të ndalojë URL-të e gjata

May 5 2014
0 Shpërndarje
Google planifikon të ndalojë URL-të e gjata

Google-ChromeGoogle po planifikon që të shuajë URL-të e gjata të uebfaqeve duke shfaqur vetëm emrin e domeinit të uebfaqes, në vend se të shfaqë tërë URL-në e uebfaqes. Me përditësimin e ri, kutia e kërkimit (që quhet “Omnibox”) do të shfaqë një buton me domeinin e uebfaqes, i cili kur klikohet do të shfaqë tërë URL-në e faqes.

Por çfarë ndodhë me hapësirën e mbetur? Natyrisht, kjo është një pyetje që mund të pritet. Pjesa e mbetur do të shfrytëzohet për të kërkuar në Google ose mund të përdoret për të kaluar në një uebfaqe tjetër.

Një pyetje tjetër që mund të shtrohet është, si të bëhet shpërndarja e URL-së së një faqeje? Nuk është problem i madh, pasi që e tëra që ju duhet të bëni është të shtypni Ctrl+L, shkurtesë kjo e cila do ta përzgjedhë tërë URL-në, të cilën më pas mund ta kopjoni dhe ta shpërndani. Ju madje mund të klikoni në butonin e uebfaqes në mënyrë që URL-ja të shfaqet e që më pas ta kopjoni atë.

Kjo ide e re e fshehjes së URL-së është ende duke u testuar nga njerëz të ndryshëm përgjatë botës dhe Google ende nuk ka bërë ndonjë lajmërim zyrtar nëse do të vijë kjo veçori në versionin 36 të shfletuesit Google Chrome apo jo.

Nëse do të vihet në dispozicion kjo veçori në shfletuesin Chrome, atëherë me siguri do të mund të ndihmojë në parandalimin e vjedhjeve të informacionëve online, pasi URL-ja e uebfaqes kryesore duhet të jetë e dukshme dhe ne me lehtësi do të mund ta gjenim nëse uebfaqja që jemi duke e vizituar është e ligjshme ose jo. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>