Lajmet

Google planifikon të ofrojë shërbime abonimi për video në YouTube

May 7 2013
0 Shpërndarje
Google planifikon të ofrojë shërbime abonimi për video në YouTube

YouTube po kërkon për një platformë abonimi që do të sjellë një përmbajtje më cilësore të YouTube.

Kështu përdoruesit mund të kënaqen, por gjithashtu dhe ti ofrojnë krijuesve një mënyrë tjetër të vlerësimit të krijimit të tyre përveç modeleve me reklama dhe me qera, tha një zëdhënës i YouTube.

Ka pas spekulime të mëparshme që Google mund të lançonte një shërbim abonimi për përmbajtje më cilësore në YouTube.

Kompania po i ofron disa partnerëve në vendet e selektuara mundësinë të ofrojnë përmbajtje me qera. Shikuesit mund të paguajnë të shohin video me qera, për një periudhë të caktuar, që është ofruar nga YouTube në një model të ndarjes së të dhënave.

Modeli i ri i ofruar nga YouTube do të aplikohet në mbi 50 kanale të YouTube, dhe shikuesit do t’iu ngarkohet një pagesë prej afërsisht 2 $ në muaj, raportoi The Financial Times. Tani për tani kompania nuk ka asgjë për të deklaruar, vazhdoi zëdhënësi.

Shërbimi i abonuar do ta vendosë YouTube në konkurrim me Netflix, i cili ofron lidhje videosh me një abonim të caktuar. Përdoruesit e Netflix mund të shohin filma dhe emisione televizive fal një pagese mujore. Ai pretendon se ka 36 milionë përdorues në mbi 40 shtete.

Google tha në mars se YouTube ka më shumë se 1 miliardë vizitorë unik mujorë, duke parë më shumë se 6 miliardë orë videosh çdo muaj. (PCWorld Albanian)

YouTube

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>