Vëzhgim

Google planifikon të paguajë shfletuesit e uebit

Feb 13 2012
0 Shpërndarje
Google planifikon të paguajë shfletuesit e uebit

Programi i ri Google do t’i paguajë vullnetarët e vet “panelistë” sa 25 dollarë në kartë dhurata në Amazon – 5 dollarë për regjistrim dhe më tepër varësisht se sa gjatë rrinë ata në bord. Çdokush që regjistrohet do të duhet të shkarkojë një shtojcë për shfletuesin, duke ia mundësuar Google që të përgjojë çdo lëvizje të tyre online në çdo hollësi që ata bëjnë.

Pjesëmarrësit duhet të jenë më të mëdhenj se 13 vjeçar dhe çdokush që është më i vogël se 18 vjeç do të duhej që ta merrnin një pëlqim nga prindërit.

Google është duke planifikuar që të paraqes rregulla të reja për privatësi nga 1 marsi, që do t’ia mundësonte makinës kërkuese që të shpërndante informacione rreth përdoruesve në shërbimet si Gmail dhe YouTube.

Uebfaqja për teknologji, Search Engine Land: “Megjithëse programi Screenwise është tërësisht me dëshirë, disa kritika duhet të hidhen përgjatë pyetjes se pse Google ka nevojë për më tepër të dhëna rreth kërkuesve të uebit dhe uebfaqet që ata i vizitojnë,” thotë faqja Search Engine Land.

Paneli i programit Screenwise thotë që “Çfarë mësojmë ne nga ju, dhe të tjerët si ju, do të na ndihmojë në përmirësimin e prodhimeve dhe shërbimeve të Google dhe do ta bëjë një përvojë më të mirë online për çdokënd.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>