Harduer

Google planifikon të prodhojë 4 mijë tabletë 3D muajin e ardhshëm

May 27 2014
0 Shpërndarje
Google planifikon të prodhojë 4 mijë tabletë 3D muajin e ardhshëm

_h353_w628_m6_otrue_lfalseDisa ditë më parë iu bëmë me dije se Google po planifikon krijimin dhe prodhimin e një tableti me aftësi 3 dimensionale. Ky tablet do të përdorë dy kamera të pasme, sensorë infra të kuqë dhe softuerë për të kapur imazhe 3D të objekteve.

Ndërkohë rreth këtij projekti të kësaj kompanie vijnë informacione të tjera. Kështu bëhet e ditur se Google ka në plan të prodhojë 4 mijë tabletë të këtij lloji muajin e ardhshëm. Tabletët 3D ka shumë mundësi të prezantohen në fund të muajit qershor të këtij viti.

Sipas Google, ky tablet do të ketë të instaluara shumë aplikacione, duke filluar që me lojërat e deri tek lundrimi në internet. Google thotë gjithashtu se në këtë pajisje më shumë është përqendruar tek aplikacionet e lojërave, përpunimin e të dhënave, aplikacionet e hartave dhe të navigimit në internet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>