Lajmet

Google planifikon të shpejtojë punën në ueb përmes lidhjeve UDP

Jul 1 2013
0 Shpërndarje
Google planifikon të shpejtojë punën në ueb përmes lidhjeve UDP

Google shpreson se lidhjet e internetit Quick UDP (Quick UDP Internet Connections (QUIC)), të cilat janë shtuar së fundmi në Chrome Canary, do të ndihmojnë në rritjen e shpejtësisë së trafikut HTTP në internet.

Qëllimi nuk është të konkurrohet me SPDY, protokollin e prezantuar katër vite më parë, por të punohet me të duke zëvendësuar TCP (Transmission Control Protocol), metodën aktuale të transportimit, me UDP (User Datagram Protocol).

TCP siguron se asnjë nga paketat e të dhënave që transmetohen në internet nuk do të humbasë në nivelin e protokollit dhe njëkohësisht, që të gjitha arrijnë në destinacion në rendin e duhur.

Sipas mendimit të Google, ky konsiderohet si disavatanzh në krahasim me SPDY, në të cilin, të dhënat mes shfletuesit dhe ueb serverit kalojnë përmes një socket të vetëm TCP –mjafton një paketë e vendosur në vendin e gabuar dhe të gjitha të dhënat e tjera bllokohen. Stiva TCP në këtë rast do të ngadalësonte transmetimin e të gjitha rrjedhëve të të dhënave.

QUIC përdor UDP-në e thjeshtë, e cila nuk garanton transmetimin e paketave individuale. Kjo do të thotë se është detyra e protokollit të ri ta bëjë këtë punë, por, në krahasim me TCP, lidhjet që nuk preken nga ndonjë humbje të dhënash, nuk kanë nevojë të presin për një transmetim të ri.

QUIC është projektuar për të siguruar lidhje të shpejtë, për të reduktuar humbjet e paketave të të dhënave dhe për të minimizuar vonesën në rast se nevojitet ritransmetimi i një pakete me një forward error correction. Ashtu si SPDY, edhe ai lejon vetëm lidhjet e enkriptuara. Ky dokument në Google Docs jep detaje mbi QUIC, ndërkohë që një kod burimi Chromium përfshin një shembull implementimi për serverin dhe kodin për klientin. (PCWorld Albanian)

google web

Tags >

Google
Lajmet e fundit>