Harduer

Google planifikon të sjellë për shtetet në zhvillim internetin përmes “balonave wireless”

May 28 2013
0 Shpërndarje
Google planifikon të sjellë për shtetet në zhvillim internetin përmes “balonave wireless”

googleblimpGoogle është duke punuar për sigurimin e internetit për vendet në zhvillim edhe përmes “balonave wireless” (pa tel).

Plani është që këta “balona” të përdoren për projektimin e internetit pa kabëll përmes platformave të lartësisë së madhe, në një gamë të gjerë.

Për momentin nuk ka informacione rreth shpejtësisë së internetit të cilën kjo platformë do ta sjellë.

Këta “balona” do të shfrytëzojnë sinjalet televizive ekzistuese, duke ditur që lidhjet me tela janë të disponueshme në shumë rajone të Afrikës dhe Azisë.

Burimet raportojnë se Google tashmë është në bisedime me qeveritë e disa vendeve, të cilat duhet të japin lejen për përdorimin e sinjalit.

Çfarë bëjnë njerëzit në internet gjatë vitit 2013

Ky veprim është një mënyrë me të cilën Google dëshiron të fitoj avantazh në krahasim më kompanitë tjera në tregun e vendeve në zhvillim dhe t’iu sigurojë atyre qasje në shërbimet e veta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>