Biznes

Google planifikon vitin e punësimit më të madh në historinë e vet

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Google planifikon vitin e punësimit më të madh në historinë e vet

Alan Eustace, zëvendës kryetari i ndërmarrjes, në një postim në blogun zyrtar të kompanisë paraqiti idetë e reja të punësimit brenda kompanisë. Si shumica e ndërmarrjeve, Google e zvogëloi numrin e të punësuarve pas një numri të madh të të punësuarve në vitin 2007, kur ishin punësuar më shumë se 6,000 punëtorë të rijnë, por pas shtimit të 4,500 njerëzve në vitin 2010, ndërmarrja u zotua që do të ngritët në shkallët e larta gjatë këtij viti.

Punësimi do të jetë “përgjatë bordit dhe mbarë botës,” tha Eustace. Do të ketë të punësuar në shumë fusha.

Në postimin e Eustace shkruhet: Google tani ballafaqon më shumë sfida për punëtorët në të dy anët, në regjionin shtëpiak dhe tërë botën si ndërmarrjet e tjera të internetit – vende si Facebook, Twitter, Zynga dhe Groupon – që ndërtojnë megabiznese të llojit të tyre. Derisa puna në Google sigurisht që ka përfitimet e veta, këto ndërmarrje ofrojnë diçka që Google thjesht s’mundet: sigurinë e aksionve të një dite të paguar përgjatë IPO-së ose shitjeve private.

Eustace ishte i kujdesshëm gjatë theksimit që punëtorët e ndërmarrjes Google punojnë në skuadra të projekteve të vogla “efektivisht duke punuar si fillestarë,” mbase duke shpresuar që të gjurmojnë kritikat e fundit e ndërmarrjes si një vend rritës ku është vështirë që të përfitohen idetë e mira në vend të marrësve të vendimeve. Kjo ishte njëra nga arsyet e vendosura nga ish-CEO i ndërmarrjes Google Eric Schmidt për të kaluar si pishtar i bashkë-themeluesit Larry Page, duke shkruar në postimin në blog nga ai gjatë javës së kaluar që një ndryshim ishte i nevojshëm për të “thjeshtësuar strukturën tonë të udhëheqjes dhe ndërtimin e vendimeve të shpejta.”

“Google është ende ndërmarrja sipërmarrësve që ishte kur filloi, duke i nxitur Google-rët që të marrin ide të mëdha dhe rreziqe të mëdha, mundësi të shpërblimeve të mëdha,” shkruajti Eustace. Javën e kaluar Google tha që në fund të vitit 2010, 24,000 njerëz punonin për ndërmarrjen./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>