Lajmet

Google Play arrin më tepër se 50 miliardë shkarkime të aplikacioneve

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Google Play arrin më tepër se 50 miliardë shkarkime të aplikacioneve

google playPërdoruesit e Google Play kanë shkarkuar më tepër se 50 miliardë herë aplikacione në këtë treg, ka zbuluar drejtuesi i ndërmarrjes Google, Larry Page, gjatë thirrjes për fitimet e arritura të ndërmarrjes.

Google lajmëroi në konferencën e vet për zhvillues I/O në maj që përdoruesit kishin shkarkuar 48 miliardë aplikacione.

Përafërsisht gjatë të njëjtës kohë, Apple lajmëroi që dyqani i vet App Store kishte arritur 50 miliardë shkarkime.

Page tregoi po ashtu gjatë kësaj thirrje se më tepër para janë shpenzuar për zhvilluesit e aplikacioneve në gjysmën e parë të vitit se sa që janë harxhuar gjatë tërë vitit të kaluar, duke shënuar rritjen e tregut të aplikacioneve për Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>