Biznes

Google Play i afrohet dyqanit App Store

Dec 24 2012
0 Shpërndarje
Google Play i afrohet dyqanit App Store

Google PlaySipas kompanisë analitike startup Distimo, e cila merret ekskluzivisht me monitorimin dhe analizën e aplikacioneve për distribuimin e tyre, Google Play për nga numri i aplikacioneve për telefona dhe tabletë gati e ka mbërritur dyqanin e Apple, Apple Store.

Kështu që tani të dy numërojnë më shumë se 700.000 tituj. Mirëpo, pavarësisht asaj që Google Play shënoi rritje të madhe dhe të shpejtë, App Store ka vazhduar drejtimin e saj dhe ende gjeneron më shumë të ardhura.

Kështu App Store gjeneron mbi 15 milion dollarë në ditë, kurse në Google Play ky numër sillet rreth 3,5 milion dollarë.

Ende është një numër i vogël i aplikacioneve që gjenerojnë këtë lloj të të ardhurave, kështu që vetëm 7 aplikacione përbëjnë 10% të të ardhurave në iPhone.

Ky hulumtim u krye në tregjet e 20 shteteve më të mëdha, kurse është interesante se Rusia dominon me numrin më të madh të përdoruesve të iPad-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>