Biznes

Google Play iu mundëson bizneseve që të mbajnë aplikacionet e tyre

Dec 6 2012
0 Shpërndarje
Google Play iu mundëson bizneseve që të mbajnë aplikacionet e tyre

Google lajmëroi të martën që ndërmarrjet me aplikacionet e tyre në Android mund t’i shpërndajnë tani ato nga brenda përgjatë veçorisë së re Private Channel të Play Store.

“Nëse keni ndërtuar një aplikacion të shtrenjtë të posaçëm për punëtorët ose një gjetës të dhomës së konferencës, Kanali Privat i Google Play është dizajnuar për të bërë organizimin e aplikacioneve tuaja të brendshme ashtu që punëtorët shpejt dhe lehtë t’i gjejnë.

Sapo ndërmarrja juaj ka vendosur këto aplikacione të brendshme duke përdorur Konsolën e Zhvilluesit të Google Play, përdoruesit vetëm duhet të qasen me e-mail adresën e ndërmarrjes së tyre për të shfletuar Kanalin Privat dhe për të shkarkuar aplikacione”,- tha menaxheri i produktit të Google Play, Ellie Powers, në një postim në blogun zyrtar.

Sistemi kontrollohet përgjatë Konsolës së Zhvilluesit, që iu mundëson administratorëve që të zgjedhin se cilët përdorues janë të lejuar që të ngarkojnë aplikacione në kanalin privat dhe cilët kanë qasje për shkarkim.

Një artikull sqarues në veçorinë e re rekomandon që të krijohen llogaritë e dedikuara administrative të Google, ashtu që qasje nuk humbet nëse një punëtor kyç e lë ndërmarrjen. Një faturë prej 25 dollarësh për regjistrimin e publikuesit kërkohet dhe funksionimi është për momentin i kufizuar për Aplikacionet e Google për konsumatorët në biznese, edukim dhe qeveri.

Kanali Privat në Google Play mund të ishte një ndryshues i rëndësishëm për Android në botën e biznesit, ku ai çalon prapa rivalit iOS.

Një studim nga ndërmarrja mobile Good Technology i publikuar më herët gjatë këtij viti gjeti që iPhone ishte smartfoni më i popullarizuar në biznes në treg në atë kohë.

Google si rezultat ka bërë një përparim në këtë fushë, ndonëse nuk është ndryshuar gjendja e përgjithshme e tregut. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>