Lajmet

Google Play ju tregon se përse një aplikacion nuk është i përshtatshëm për pajisjen tuaj

May 10 2013
0 Shpërndarje
Google Play ju tregon se përse një aplikacion nuk është i përshtatshëm për pajisjen tuaj

google player aplikacionNë një moment të caktuar, sado të avancuar ta keni pajisjen tuaj, do të vijë çasti që nuk do të mund të instaloni dot një aplikacion në pajisjen tuaj Android.

Nëse dëshironi të dini arsyen përse, ka një mënyrë të thjeshtë por disi të fshehur pasi Google Play iu tregon vërtet përdoruesve se pse një aplikacion i caktuar nuk është kompatibël me pajisjen e tyre.

Thjesht duke klikuar në simbolin e plusit që shfaqet ngjitur me mesazhin ku thuhet se aplikacioni nuk është kompatibël me pajisjen tuaj, mund të kontrolloni se përse nuk jeni në gjendje ta instaloni atë në telefonin apo tabletin tuaj.

Për shembull, mund të jetë për shkak të operatorit telefonik i cili e bllokon aplikacionin, ose ndoshta telefonit apo tabletit tuaj i mungon versioni i fundit i Android-it.

Përveç tyre, mund të shihni gjithashtu specifikimet e kërkuara nga aplikacioni (si për shembull për sistemin operativ), vlerësimet për të si dhe të dhëna të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>