Google Play merr pamje të re

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Google Play merr pamje të re

Google ka prezantuar pamjen e re të dyqanit të aplikacioneve Google Play.

Ndryshimet kanë filluar të shfaqen për përdoruesit e smartfonëve dhe tabletëve Android që prej ditës së martë.

Dizajni i ri është më i pastër dhe më intuitiv.

Përmes tij është tashmë më e lehtë të gjesh atë që po kërkon. Ajo që bie në sy është një mori ngjyrash më të errëta, të kombinuara me një zëvendësim të ngjyrave të errëta me ato më të zbehta.

Mënyra si shfaqet përmbajtja në ekran është pothuajse e njëjtë me versionin më parë, ndërkohë që teksa zbrisni poshtë me ashensor fillojnë të shfaqen rekomandimet shtesë.

Edhe seksioni i blerjeve është përditësuar, duke e thjeshtëzuar më tepër procesin.

Google Play është lançuar për herë të parë në maj të vitit të kaluar, duke zëvendësuar “Android Market.”

Ndryshimi binte në sy më tepër tek emri se sa tek funksionalitetet dhe për të tërhequr më tepër konsumatorët për aplikacionet që nuk ofroheshin nga Google, si librat apo filmat. Përditësimi i ditëve të fundit e nxjerr më në pah këtë qëllim, duke e bërë më të lehtë zbulimin e llojeve të ndryshme të përmbajtjes në dyqan.

Ridizenjimi i Google Play vjen për përdoruesit e Android 2.2 dhe atyre të versioneve më lart. Brenda disa javëve do të jetë i dukshëm për të gjitha pajisjet. (PCWorld Albanian)

google play

Lajmet e fundit>