Lajmet

Google Play së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në Kinë

Nov 21 2014
0 Shpërndarje
Google Play së shpejti do të jetë e disponueshme edhe në Kinë

GoogleChinaSipas faqes online të lajmeve “The Information”, Google Inc po planifikon të lançojë aplikacionin Google Play në Kinë. Lançimi në Kinë do ti japë akses kompanisë dhe në gjysmën e përdoruesve të sistemit operativ Android që gjenden në këtë shtet.

Gjiganti i kërkimit online, në një farë mënyre u largua nga Kina në vitin 2010 duke renditur si arsye tentativat e shumta të hakerave kineze për ta sulmuar dhe censurimin që qeveria kineze aplikonte. Disa nga shërbimet online të Google kanë mbetur të bllokuara dhe nuk priten të jenë të disponueshme as në një të ardhme, shkruhej në raport. Mësohet se përfaqësues të lartë të Google kanë qenë në bisedime të gjata më qeverinë kineze rreth lançimit të Google Play në këtë vend. Por rezultati i këtyre bisedimeve do të jetë i pazbuluar derisa qeveria do të lejojë zyrtarisht lançimin e këtij aplikacioni.

Burime të brendshme citojnë se Google po kërkon një partner për kryerjen e këtij lançimi. Një partner i mundshëm mund të jetë Huawei Technologies ose ZTE Group. Google refuzoi të komentonte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>