Lajmet

Google Play Services është aplikacioni i parë Android me mbi 5 miliard shkarkime

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
Gjatë konferencës së zhvilluesve Google I/O kompania thoshte se ekzistojnë 2 miliard pajisje Android aktive në mbarë botën. Google Play Services është aplikacioni i parë Android me mbi 5 miliard shkarkime

Që kur debutoi HTC Dream në 2008-ën, Android ka vijuar rritjen e qëndrueshme. Përgjatë fundjavës platforma arriti një objektiv të rëndësishëm kur Google Play Service kaloi 5 miliard shkarkime në Play Store.

Nëse e njihni Android-in atëherë e dini se Play Services nuk është diçka që duhet ta shkarkoni manualisht. Përkundrazi aplikacioni vjen i instaluar në pajisjen tuaj Android nëse telefoni ka akses në shërbimet Google Play.

Play Services debutoi në 2012-ën dhe që atëherë mbi 5 miliard njerëz janë qasur në një pajisje Android me llogarinë e Google.

Gjatë konferencës së zhvilluesve Google I/O kompania thoshte se ekzistojnë 2 miliard pajisje Android aktive në mbarë botën.

Numri prej 5 miliard shkarkimesh të Play Services është më i lartë sepse përfshin pajisje të cilat nuk janë më në përdorim. Pjesë e kësaj shifra janë telefonët, tabletët, televizorët madje edhe ca makina. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>