Biznes

Google Play shton mbështetjen e Paypal edhe për 12 shtete të reja

May 16 2014
0 Shpërndarje
Google Play shton mbështetjen e Paypal edhe për 12 shtete të reja

google1-786x305Google ka njoftuar për një përditësim në mënyrën e bërjes së pagesave në Google Play duke shtuar mbështetjen e Paypal edhe për 12 shtete. Për më tepër është shtuar gjithashtu mbështetja për pagesa nga operatorët mobile, përmes Gift Cards, dhe shitjet e zhvilluesve në më shumë shtete.

Lajmi më i rëndësishëm është padyshim mundësia e përdoruesve për të zgjedhur Paypal për të blerë në Google Play. Kur ju bëni një blerje në Google Play, ju do të gjeni një opsion të ri Paypal në portofolin tuaj Google, duke ju lejuar të vendosni llogarinë tuaj në Paypal për të konfirmuar transaksionet.

Paypal mund të përdoret për të blerë aplikacione dhe përmbajtje dixhitale nga Google Play. Ky lançim ofron mbështetjen për 12 shtetet e mëposhtme: Austri, Belgjikë, Kanada, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Holandë, Spanjë, SHBA dhe Britani.

PayPal_GooglePlay_N5_AnimationGoogle gjithashtu vuri në dukje se shitjet e aplikacioneve dhe lojërave në Google Play janë rritur me 300 % krahasuar më vitin e kaluar. Me 2/3 e blerjeve në Google Play që bëhen nga jashtë SHBA-ve, dhe rritja e vazhdueshme e shitjeve ndërkombëtare, bën që kompania të kërkojë të plotësojë kërkesat e konsumatorëve me më shumë mbulim.

Tarifimi përmes Operatorit i lejon përdoruesit të paguajnë në Google Play përmes kreditit që kanë në telefonët celularë ka marrë mbështetje edhe për 7 shtete të tjera. Tashmë ky shërbim është i diponueshëm në 24 shtete. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>