Lajmet

Google Play më shumë opsione për menaxhimin e aplikacioneve të instaluara

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Raportuar nga Android Police, seksioni i ri “My Apps & Games” u siguron përdoruesve më shumë kontroll organizativ. Google Play më shumë opsione për menaxhimin e aplikacioneve të instaluara

Google lançoi një përditësim i cili do e bëjë më të lehtë heqjen e aplikacioneve që nuk i përdorni kurrë.

Raportuar nga Android Police, seksioni i ri “My Apps & Games” u siguron përdoruesve më shumë kontroll organizativ.

Tashmë mund të shikoni aplikacionet të cilat presin një përditësim, aplikacionet e instaluara dhe çdo gjë në librarinë tuaj përfshirë versionet beta.

Po dobia e vërtetë e këtij strukturimi qëndron tek mënyrat e organizimit të katër seksioneve. Konkretisht kur qaseni në seksionin e aplikacioneve të instaluara ju mund ti rëndisni sipas emrit, madhësisë, përditësimit të fundit dhe herës së fundit që i keni përdorur.

Kjo e fundit bart edhe dobinë më të madhe sepse do të thotë lirim të hapësirës së telefonit. Përditësimi do të dërgohet manualisht me disa përdorues të cilët kanë pasur fatin ta kenë që nga kjo javë.

Nëse keni të instaluar versionin e fundit të Google Play atëherë u ngelet të rifreskoni aplikacionin apo të pastroni të dhënat e tij. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>