Analiza

Google plus del në minus!

Sep 15 2011
0 Shpërndarje
Google plus del në minus!

Tani ka kaluar një kohë e gjatë prej se shumë prej nesh e kanë vizituar apo postuar diçka në këtë rrjet. Sipas 89n në bazë të disa hulumtimeve të bëra, mesatarja e postimeve publike jo private në ditë ka pësuar një rënie prej 0.68 në ditë mes datës 19 korrik 2011 dhe 19 gusht 2011, në 0.40 postime publike në ditë prej datës 19 gusht deri më 14 shtator 2011.

Kjo paraqet një rënie prej 41 për qind, që me fjalë të tjera nënkupton se adoptuesit e hershëm të këtij rrjeti janë duke ia kthyer shpinën në qetësi. Të gjitha këto ndryshime ndodhën pavarësisht paraqitjes së avancimit të butonit Google +1, listën e sugjeruar të ngjashme me Twitter dhe profilet e verifikuara.

89n thekson se 7,280 njerëz kanë lidhur profilet e tyre në Google me Twitter duke përdorur shërbimin e saj ManageFiltter. Megjithatë keni parasysh se nuk bëhet fjalë për një kompani të mirëfilltë këtu, sepse sipas TechCrunch 89n nuk ka ofruar detaje rreth metodologjisë së punës së saj, por megjithatë ajo që mund të thuhet është se postimet publike po pësojnë rënie por edhe rrjeti në përgjithësi nuk i ka punët aq mirë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>