Vëzhgim

Google Plus të mbyll vitin 2012 me 400 milionë përdorues?

Jan 1 2012
0 Shpërndarje
Google Plus të mbyll vitin 2012 me 400 milionë përdorues?

“Duke u bazuar në rritjen e përshpejtuar që unë jam duke e parë dhe të gjith thirrjet dhe argëtimet që Google ende mund t’i përdor, ekosistemi i zhvilluesve që do të zhvillohet, unë parashikoj që 2012-ta do të jetë një vit shpërthim për Google Plus dhe do të mbarojë vitin e ardhshëm me më shumë se 400 milionë përdorues, citoi Daily Mail Paul Allen duke thënë këtë gjatë vitit të 2011, ndërsa duke iu referuar vitit të ardhshëm vitit 2012.

Allen tha që Google tashmë kishte 62 milionë përdorues, ku çereku i këtyre përdoruesve ishte bashkangjitur në rrjetin shoqëror Google Plus gjatë muajit dhjetor.

Ai tha që 625,000 anëtarë janë duke u regjistruar në Google Plus gjatë ditës për shkak të pajisjeve që e përdorin sistemin operativ Android, e cila lehtëson regjistrimin.

Allen erdhi në këtë përfundim duke i ndjekur listën e emrave të zakontë në Shtetet e Bashkuara në faqen rekrutuese Elance dhe duke theksuar numrin e atyre njerëzve që janë duke u bërë përdorues të rrjetit Google Plus.

Google nuk pranoi të japë komente për këtë./pcowrldalbanian

Lajmet e fundit>