Siguri

Google po heq qafe Windows-in

Jun 1 2010
0 Shpërndarje
Google po heq qafe Windows-in

Duke cituar disa punëtorë të Google, Financial Times ka raportuar se vendimi është marrë për të lëvizur drejt sistemeve tjera operative duke përfshirë Mac OS të Apple dhe sistemin operativ me kod të hapur Linux, pas ngjarjeve që ndodh në janar të këtij viti, kur operacionet kineze të Google u hakuan.

Kompania e sigurisë McAfee ka thënë se në kohën kur kanë ndodhur cyber sulmet në Google dhe biznese tjera, është shfrytëzuar një lëshim më parë i panjohur në shfletuesin Internet Explorer, që ishte kritik për të gjitha versionet e fundit të Windows.

Financial Times ka cituar një punëtorë të Google duke thënë: “Ne nuk do të vazhdojmë me Windows. Kjo që po bëjmë është çështje sigurie” e një tjetër tha: “Për të marrë një makinë të re Windows tani duhet të merret miratimi i CIO-së.

Google, që veçse ofron e-mail, ueb dhe produkte tjera softuerike që mund të konkurrojnë me ofertat e Microsoft, është duke zhvilluar sistemin e vet operativ të bazuar në shfletuesin e saj Chrome. Ai më pas do të vë si synim netbook apo laptop tjerë të lirë.

Të mos harrojmë të cekim se Windows është sistem operativ në nëntë prej dhjetë kompjuterëve personal të botës.

Lajmet e fundit>