Analiza

Google po i afrohet Facebook në format e identifkimit social

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Google po i afrohet Facebook në format e identifkimit social

Q4-preferencesFacebook për një kohë të gjatë ka qenë opsioni kryesor për regjistrimin e një llogarie në uebsite dhe aplikacione të ndryshme. Por mesa duket Google po fillon të ngjisë disa pozicione sipas të dhënave të fundit që vinë nga janari.

E keni parasysh kur përdornin Facebook ose Google për të krijuar një llogari në një uebsit ose aplikacion përmes së cilës do të mund të identifikoheni më vonë? Kjo ndryshe quhet identifikim social. Arsyeja pse ato janë shumë të rëndësishme është sepse bëjnë të mundur për kompanitë që të gjurmojnë përdoruesit në më shumë vendndodhje, të grumbullojnë më shumë të dhëna dhe të mund të shënjestrojnë konsumatorët më lehtësisht nga fushatat reklamuese. Kompanitë e medias sociale e kanë ofruar këtë opsion, kjo sepse i zgjeron dhe shton prezencën e brendeve të tyre në më shumë vende.

Aktualisht Facebook mban 43 % të identifikimeve sociale, vetëm 3 % më shumë sesa Google. Gjiganti i motorit të kërkimit është rritur me 6 % që nga tre mujori i fundit. Identifikimet sociale të Facebook po përdoren gjerësisht në lojërat dhe dyqanet online. Duke pasur në konsideratë se një pjesë e kohës sonë në smartfonët tanë shpenzohet duke luajtur lojëra, nuk duhet të habitemi nëse Facebook po zgjeron prezencën e tij në identifikimet sociale të lojërave mobile dhe online.

Në zona ku Google po fiton më shumë janë pikërisht shërbimet e muzikës si Spotify. Nëse shikoni me kujdes grafikët do të vëreni se aty ku Facebook është më mire, Google është më keq dhe anasjelltas. Me rritjen e konsiderueshme të Android mbase gjërat do të ndryshojnë sepse konsumatorët po shpenzojnë më shumë kohë në aplikacionet e Google. Gjithashtu Google po thjeshton më tej edhe protokollin e saj të identifikimit. Në vend që përdoruesit të identifikohen me Google, kompania po e shtyn këtë formë drejt indentifikimit me anë të Google+. Zhvilluesit do të duhet të kalojnë në Google+ nëse duan të përdornin veçorinë e identifikimit social pas datës 20 prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>