Lajmet

Google po ndërton një bllokues të integruar reklamash në Chrome

Apr 20 2017
0 Shpërndarje
Nëse Google ofron bllokuesin e tij duke shënjestruar një numër specifik reklamash, përdoruesit nuk do të kenë arsye pse të kërkojnë një bllokues nga një palë e tretë. Google po ndërton një bllokues të integruar reklamash në Chrome Photo Source: Pexels

Raportohet se Google do të integrojë një bllokues reklamash në shfletuesin Chrome i cili do të jetë i aktivizuar automatikisht.

Është Wall Street Journal e cila hedh këtë hipotezë të fuqishme për një kompani si Google e cila në themel të saj ka reklamimin. Megjithatë mënyra e vetme për të luftuar bllokuesit e reklamave do të ishte ndërtimi i bllokuesi nga vetë kompania.

Nëse Google ofron bllokuesin e tij duke shënjestruar një numër specifik reklamash, përdoruesit nuk do të kenë arsye pse të kërkojnë një bllokues nga një palë e tretë.

Google ka dëshmuar se nuk e pëlqen aspak marrëveshjen e Adblock ku duhet të paguajë në mënyrë që kompania të vendosë në listën e bardhë disa reklama.

Gjithashtu numri i lartë i përdoruesve të Chrome do të pengonte rritjen e alternativave nga palët e treta. Nëse ky plan bëhet realiteti, përfitimet për Google do të ishin të larta.

Si një reklamues Google do të shtrinte kontroll të plotë mbi reklama duke adresuar edhe kritikat e ashpra nga industria dhe autoritetet rregullatorë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>