Lajmet

Google po ndërton një sistem të ri përkthimi në kohë reale

Jan 12 2015
0 Shpërndarje
Google po ndërton një sistem të ri përkthimi në kohë reale

DSCF9161.0.0Muajin që kaloi, Skype i Microsoft lançoi një program që bën përkthimin në kohë reale të fjalëve të njerëzve gjatë bisedës së tyre në Skype. Tani duket se do të shohim dhe versionin e Google të këtij programi.

New York Times raporton se Google do të lançojë shumë shpejt një version të përditësuar të aplikacionit Google Translate për Android. Përditësimi do të përfshijë një sistem që automatikisht njeh gjuhë të ndryshme dhe e shndërron atë ç’ka po thotë përdoruesi në fjalë. Google Translate e ofron këtë shërbim aktualisht, por bëhet fjalë për diçka më të mirë se kaq. Në qershor të viti 2013 Google ka deklaruar se ky opsion do të jetë falas dhe do mund të bëjë përkthim perfekt në kohë reale. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>