Lajmet

Google po nxjerr në “pension” portofolin dixhital Google Wallet

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Google po nxjerr në “pension” portofolin dixhital Google Wallet

googlewalletprimary-100311240-largeJemi dëshmitar të disa kohërave të çuditshme për shërbimet e pagesave dixhitale. Shërbimet të tilla si Google Wallet dhe Apple Pay mund të kenë krijuar idenë e blerjes me një të prekur tek konsumatorët, por duhen bërë edhe disa rregullime përpara se portofoli juaj të këtë një natyre krejt tjetër.

Për këtë Google ka vendosur të tërhiqet duke bërë një hap prapa për Google Wallet. Kompania në heshtje njoftoi javën e shkuar në faqen e saj të suportit se po tërheqë nga shërbimi Google Wallet për produktet dixhitale. Më pak fjalë, kjo do të thotë se ju nuk mund të përdorni më Google Wallet për të blerë aplikacione dhe softuer pas datës 2 mars 2015.

“Kur ne lançuam Google Wallet për blerjet e produkteve dixhitale, ne dëshironim që ti bënim gjërat më të lehta në shitblerje për përdoruesit dhe tregtarët”, shkruante Google në faqen e saj zyrtare të suportit. “Industria është maturuar mjaftueshëm duke pasur parasysh se tashmë ekzistojnë një kategori shërbimesh të ngjashme për të zgjedhur”.

Google gjithashtu lajmëroi se nuk do të ofrojë një produkt tjetër për të zëvendësuar Google Wallet, dhe blerësit thjesht do të ballafaqohen më një mesazh gabimi 404. “Ne ju rekomandojmë që të largoni integrimin me shërbimin dhe të migroni në një tjetër produkt tjetër pagesash dixhitale sa më shpejt që të jetë e mundur” sugjeroi Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>